Universiteti i Arteve nderon trashëgiminë e Kristaq Ramës në 60-vjetorin e themelimit, Zaho Rama merr certifikatën e mirënjohjes për gjyshin e tij

13 Maj, 17:32 | Përditesimi: 13 Maj, 17:32

Në ceremoninë e 60-vjetorit të themelimit, Universiteti i Arteve nderoi mbi 30 figura të njohura që kanë lënë gjurmë në historinë e institucionit dhe në edukimin e brezave të artistëve shqiptarë.

Mes emrave të vlerësuar ishte edhe skulptori i njohur Kristaq Rama, i cili u nderua me certifikatë mirënjohjeje për “kontributin themeltar në krijimin e Fakultetit të Arteve të Bukura dhe rolin vendimtar në zhvillimin e arsimit të lartë në fushën e arteve”.

Në aktivitetin ku morën pjesë studentë, ish-studentë, pedagogë dhe personalitete të artit e kulturës, certifikata në emër të Kristaq Ramës u tërhoq nga nipi i tij, Zaho Rama, djali i kryeministrit Edi Rama dhe Linda Ramës.

I.M/Shqiptarja.com