Mësimi online shihet si mundësi për të krijuar programe të reja studimi në të ardhmen, në mënyrë që shumë të rinj të mund të kenë akses në arsimin e lartë, duke e zhvilluar atë në distancë. Këtë mendim ka zv. dekania e Fakultetit të Histori-Filologji, Elsa Skënderi e cila ishte e pranishme në forumin studentor të këtij fakultetit, ku u trajtuan problematikat që hasën studentët dhe stafi pedagogjik në kohën e pandemisë. “Ajo që ne duhet të bëjmë dhe synojmë të bëjmë tani është që të marim dhe të ndërtojmë mbi këtë përvojë të përbashkët që realisht ka rezultuar e frytshme dhe ka funksionuar përderisa ne po e përmbyllim vitin akademik dhe këtë përvojë të ndërtojmë mbi të dhe pse jo në të ardhmën të ofrojmë programe studimi që mund të jenë me mësim të aleternuar ose të gjitha të ofruara online. Kështu do të kemi mundësi që tu shërbejmë edhe atyre shqiptarëve që mund të duan të studiojnë në një nga programet që ne do të ofrojmë me shpresë në të ardhmen”-tha zv.dekania Elsa Skenderi. Blerina Kanxha, studente që mësimin online e përjetoi gjatë studimeve në Itali, bën një krahasim të vështirësive që u hasën nga studentët në vendin tonë dhe ata jashtë. “Ka pengesat e veta të cilat janë oraret, pjesa e bibliografisë që është shumë e rëndësishme e cila jo e gjitha drejtohet online, nuk ka një lloj sistemi të mirfilltë ku artikujt që komentojnë, studiojnë dhe i kanë për provim, nuk mund ti gjejnë dhe aq kollaj online në formate të sigurta, jo formate piraterie”-u shpreh Blerina Kanxha. Dekani i fakultetit të Histori-Filologji, Sabri Laci e cilësoi mësimin online si një përvojë të re që ka rezultuar edhe me produkte pozitive. “Gjykojë që ka qenë një përvojë e re, sigurisht e pamenduar më parë por që ka rezultuar edhe me produkte pozitive. Gjithçka nuk mund të bëhet në kushtet e izolimit por shumëçka mund të behët dhe ne ia kemi arritur të bëjmë atë që është kryesorja, të realizojmë procesin mësimor në të gjitha dimensionet e tij”-u shpreh dekani i fakultetit Histori-Filologji. Në fakultetin e Histori-Filologjisë për sezonin e provimeve do të kryhen konsultime në auditore për të gjithë ata studentë që e kanë të nevojshme, ndërsa pjesa më e madhe e provimeve do të zhvillohen online.
Mësimi online sjell risi në botën universitare! Drejtuesit e 'Filologjikut': Solli produkte pozitive! Në të ardhmen do ketë programe të reja studimi
Video të tjera
-
Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato dhe e drejta për të ruajtur qeliza riprodhuese me metodën e ngrirjes
19 Prill, 17:38 -
Me 50 lek për litër, qumështi në Maliq shitet më lirë se uji, blegtorët: Çmimin e caktojnë baxhot, s’ka tregje! Ta derdhim, është gjynah?!
19 Prill, 17:07 -
Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit
19 Prill, 16:41 -
Turistët e huaj ‘pushtojnë’ Gjirokastrën, 4 mijë në 3 muaj e parë të vitit! Operatorët turistikë: S’ka punëtorë, do marrim nga Lindja e Mesme
19 Prill, 16:06 -
Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv
19 Prill, 14:27 -
I vdes gruaja e vetme në dhomë/45-vjeçari: E lashë tek prindërit, s’di si përfundoi tek… (17 prill 2024)
17 Prill, 19:35 -
Dita Botërore e Hemofilisë, 250 pacientë në Shqipëri, 1 në 4 të prekur është fëmijë! Mjekët thirrje çifteve të reja: Bëni analizat, e trashëgueshme
17 Prill, 16:26 -
Kuçi i Devollit me nga dy pleq për shtëpi! Rinia në emigrimin, në dekadën e fundit ikën më shumë se gjysma e banorëve. Shkolla mbetet me 9 nxënës
17 Prill, 14:40 -
Parku i Shebenikut ‘gjerdani’ i turizmit malor në librazhd
16 Prill, 18:09 -
“S’do vdesim me zor!”, të pastrehët e tërmetit 5 vite në pritje të rindërtimit në Durrës
16 Prill, 16:38 -
Paketë e re fiskale për të rinjtë, aktivistët në 'Përballje': E pamjaftueshme! Të rinjtë duan arsim dhe treg pune konkurrues
15 Prill, 15:58 -
Thoni mirupafshim Diellit dhe nxirrni xhupat, nga nesër ndryshon moti! Ja parashikimi
15 Prill, 15:20 -
Esencë- Komunistët e fundit të Shqipërisë janë gjallë, cilët janë?! (14.04.2024)
14 Prill, 21:00 -
Kur’ani në shqip, pse kaq shumë botime të ndryshme? Esencë-Report Tv
14 Prill, 19:31 -
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:22 -
Itali/ Veliaj takon homologët e Veronës dhe Viçencës: Zgjerojmë bashkëpunimin për ‘Eco Tiranën’, së shpejti shërbime të reja në kryeqytet
14 Prill, 16:21 -
Varkat turistike realitet në Liqenin e Shkodrës, fillon lundrimi! Benet Beci: Një mundësi për vizitorët për të shijuar ‘magjinë’ e këtij vendi
14 Prill, 16:01 -
Vlorë, nis plazhi, në Pyllin e Sodës digjen goma, shtëllunga tymi mbulojnë qytetin
14 Prill, 15:18 -
Veri Jug - Bujqësia drejt rënies së lirë
14 Prill, 13:54