Ura e Manastirit të Zvernecit drejt shembjes, shpërthen prifti: Kam shkelur ligjin për të rregulluar dërrasat e kalbura, bashkia nuk e mirëmban

20 Tetor 2025, 18:01 | Përditesimi: 20 Tetor 2025, 18:01

Ura me dërrasa e Manastirit të Zvernecit ku kalojnë me qindra turistë ka pësuar dëmtime të shumta pasi Bashkia e Vlorës nuk e mirëmban prej vitesh. I revoltuar, At Jani Tereziu tha se bashkia ka injoruar të gjitha kërkesat e kishës ortodokse, perfshirë rikonstruksionin e urës, rrjetin e ujit te pijshëm dhe tualetet publike, te cilat mungojnë në manastir.

I.M/Shqiptarja.com