Ura në Skuraj u nda në 3 pjesë, banorët mbesin të izoluar: Na rrezikohet jeta, prej vitesh nuk u bë asnjë ndërhyrje

21 Janar 2022, 17:22

Prej më shumë se një viti ura mbi lumin Mat në Kurbin është demtuar dhe ndarë në disa pjesë duke u kthyer në një rrezik të përditshëm për banorët e fshatrave kuraj, Gallat dhe Vinjoll që duan të kalojnë në anën tjetër. Banorët ankohen se kanë mbetur të izoluar dhe për çdo rast emergjence shëndetësore, pasi ura e ndërtuar vetëm 4 vite më parë ka dalë jashtë funksioni.