Uragani Dorian, shkon në 20-të numri i viktimave në Bahamas

5 Shtator 2019, 10:21

Ka shkuar në 20 numri i viktimave në Bahamas-in e shkaktuara nga Uragani Dorian, i cili goditi ishullin për disa ditë rresht.

Pas largimit të uraganit, i cili prej disa orësh është duke udhëtuar drejt Karolinës, në Bahamas po bëhen përpjekje massive  ndërkombëtare shpëtimi dhe ndihme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ka të ngjarë që numri i të vdekurve të rritet më tej, pasi ekipet e shpëtimit po punojnë në rrënojat dhe lagjet e përmbytura, duke kërkuar për të mbijetuar dhe trupat e viktimave.

Rojet Bregdetare amerikane kanë vënë në dispozicion të ekipeve mjekësore helikopterë dhe barka të motorrizuara