Urbani mori para 10 makina, specialistët në Report Tv: Shoferi me shumë mundësi humbi vetëdijen, s'reagoi fare! Verifikim edhe sistemit të frenimit të mjetit

28 Shkurt 2023, 12:39

Aksidenti i djeshëm në Tiranë, kur autobusi i urbanit të linjës së Unazës në kryeqytet mori para 10 makina, më shumë mundësi ka ndodhur për shkak të humbjes së vetëdijes së drejtuesit të mjetit.  Gerart Baka, specialist i qarkullimit, dhe Ekspert i sigurisë rrugore, Fadil Lika, thanë në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv se nga pamjet duket qartë se ai nuk ka reaguar fare.