Urdhër-arresti për Nuredin Dumanin, policia postbllok në Bradashesh

9 Tetor 2020, 21:39

Policia e Elbasanit bashkë me skuadrën Shqiponja kanë ngritur pikë kontrolli në rrethrotullimin e Brandasheshit.

Në fokus të këtij aksioni janë persona në kërkim dhe për evidentimin e elementëve kriminal.

Kujtojmë se gjykata vendos masë sigurie "Arrest me burg" për autorin Nuredin Dumani i dyshuar për vrasjen e Bujar Çelës.

Dumani është shpallur në kërkim nga policia. Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit.

Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.