Urdhri i Ramës hyn menjëherë në fuqi! Parku i liqenit Artificial 'blindohet' nga policia, ndalohet hyrja e qytetarëve

14 Mars 2020, 15:28

TIRANËUrdhri i kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes në liqenin e Tiranëns dhe në zonat rekreative ka hyrë menjëherë në fuqi.

Të gjitha hyrjet që të çojnë drejt parkut të Liqenit Artificial të Tiranës janë vendosur postblloqe të policisë ushtarake, policia e shtetit dhe ajo bashkiake që u ndalon qytetarëve të shëtisin në këtë park. Një vendim i tillë erdhi pas mungesës së ndërgjegjësimit të qytetarëve në këtë ditë vere, të cilët nuk u mbyllën në shtëpi, por dolën shëtitje duke shkaktuar një grumbullim të madh të qytetarëve në një hapësirë të vogël.

    No videos found.