Urdhri për dorëheqjet e drejtorëve, Rama: Kërkesë për të parë rezultatin ose rutinën e drejtimit! Pasoja për mungesën e përgjegjësisë

2 Nëntor, 15:34 | Përditesimi: 2 Nëntor, 15:34

Pas urdhrit për dorëheqjet e drejtorëve në 134 institucione në varësi të ministrive, kryeministri Edi Rama tha sot se bëhet fjalë për një kërkesë për vlerësim rezultatesh. Sipas Ramës, do të shihen rastet ku drejtimi ka sjellë rezultat dhe ato ku ka sjellë vetëm rutinë e kosto për institucionin. Në rastin e dytë, do të ketë pasoja, por pa prekur kapacitetet, shërbimin ndaj qytetarëve apo procesin e negociatave me BE.

 

A.H/Shqiptarja.com