'Urgjente, më shumë se kurrë!' Ministrat e jashtëm të 7 vendeve letër Brukselit: Caktoni kohën kur do integrohet Ballkani Perëndimor në BE

1 Mars, 12:49

 Ministritë e Jashtme të 7 vendeve të BE i kanë drejtuar një letër  Bashkimit Europian lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ata bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë avancimin e integrimit gradual midis Bashkimit Evropian dhe Rajonit.

“Ka ardhur koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Një kohë e qartë dhe e arsyeshme për pranimin e tyre është më urgjente se kurrë” thuhet në letrën që mban datën 29 shkurt 2024,duke konfirmuar më tej se ‘Çdo vonesë do të dëmtojë besueshmërinë e BE-së dhe do të ketë një ndikim negativ në procesin e integrimit evropian të rajonit.”