Ushtarakët shqiptarë surprizojn oficerin për ditëlindjen

15 Maj 2021, 07:53 | Përditesimi i fundit: 2021-05-15 07:56:03

Në përgatitje të Defender 21 nuk ka vetëm stërvitje mes trupave shqiptare e atyre amerikane, por edhe momente emocionuese. E tillë ka qenë stërvitja dje për ushtarin shqiptar Ardit Sema, efektiv i batalionit të dytë të këmbësorisë, që festoi 30-vjetorin në parkun kombëtar të Bizës, ndërsa u surprizua nga kolegët që e uruan duke i çuar atij edhe një tortë. Ministri i Mbrojtjes ka shpërndarë një video nga momenti, ku duket efektivi teksa përlotet nga emocionet.