‘Ushtari’ i Ervis Martinaj, Hektor Xhecuka, është përfshirë në një pengmarrje bashkë me ish-presidentin e Klubit të Kamëz, Naim Qarri dhe 5 persona të tjerë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Policia e Tiranës thotë se kishin marrë peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për t’i marrë 70 mijë euro.
Sektori i hetimit të krimeve te rënda në Policinë e Tiranës, prej të paktën 3 muajsh kishte nisur hetimet në lidhje me pengmarrjen e 35 vjeçarit Xhixha. I riu është marrë peng për të paktën 1 orë ku është dhunuar nga autorët. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se këta të fundit i kanë kërkuar atij një shumë prej 70 mijë euro. I dhunuari pasi është lënë i lirë nga autorët ka bërë kallëzim pranë policisë.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie”, njofton policia.