Ushtria me “mision” për të pastruar Velipojën, Kumbaro: Gati projekti për landfillin e interteve në Bushat

10 Qershor 2023, 16:35

Forcat e Armatosura janë angazhuar në fushatën e Ministrisë së Turizmit për pastrimin e territorit.

Eshtë zgjedhur Velipoja për të përcjellë mesazhin e parë për përfshirjen e Shkodrës në skenën kombëtare të pastrimit. Ministrja Mirela Kumbaro e shoqeruar edhe nga Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, kryetari i zgjedhur i bashkisë Shkodër, Benet Beci, kanë marrë pjesë në aksion masiv pranë zonës së Hidrovorit në Velipojë.