Vala e të nxehtit përfshin Europën, ‘shpëton’ Shqipëria! IGJEUM: Nuk jemi në kushtet e Italisë dhe Francës, s’ka panik

14 Korrik 2023, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2023-07-14 17:32:11

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën prej më shumë se 1 jave me temperatura rekord, duket se do të “kursejë” Shqipërinë. Sinoptikanët thonë se nuk ka vend për panik pasi në Shqipëri i nxehti ende nuk ka arritur vlerat e vitit të shkuar, dhe flasim ende për temperatura normale për korrikun.