Vala e të nxehtit përfshin vendin, të premten priten temperatura 40 gradë celsius

19 Qershor, 14:35

Vendi ynë është përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura shumë të larta. Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni thotë për Report Tv se të premten temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius.