Gjatë protestës që Partia Demokratike po zhvillon mbrëmjen e sotme para kryeministrisë, 2 pjesëmarrës inskenuan një takim me kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të formësuar sipas akuzave opozita ka për dyshen qeverisëse.
Të ulur në një tavolinë, personazhet Rama dhe Balluku duket se po pijnë verë, e cila simbolizon verën e shtrenjtë që Partia Demokratike thotë se kryeministri konsumon në ambientet e kryeministrisë.
Një tjetër detaj është një valixhe në këmbët e "Ramës", në buzë të të cilës duken disa euro të dala, pavarësisht se është e mbyllur, duke simbolizuar paratë e shqiptarëve që sipas Partisë Demokratike janë vjedhur nga Rama dhe Balluku.
K.M/Shqiptarja.com


















