Valteri një minutë heshtje për tifozin e vogël të Partizanit: I dhashë ndihmën e parë por nuk ia doli dot

28 Tetor 2019, 13:49

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i opozitës së re zbuloi se i ka dhënë ndihmën e parë Renis Muçës, 14-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë pavarësisht se u dërgua për kurim në Turqi. Valteri propozoi një minutë heshte në nderim të kujtimit të vogëlushit, ndërsa u shpreh se ikja e tij la pas vetëm dëshpërim.

"Pak ditë më parë një lajm i trishtë erdhi nga Turqia për Renisin 14-vjeçar që nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti. I dhashë ndihmën e parë. Mbajmë një minutë heshtje. Jam interesuar gjithmonë për gjendjen e tij shëndetësore. E nxorrën nga spitali sepse nuk mund të bënin më asgjë për të.  Ikja e tij na la pas vetëm dëshpërim. Mjaftojnë vetëm 10 km rrugë që të bëhet një spital. Prandaj kur dëgjoj se shqiptarët duan të ikin mendoj se nuk kanë mundësi të zgjedhin për jetën e tyre. Në këtë vend nuk të lejojnë të jesh i lumtur. Shqiptarët duan të ikin se nuk zgjedhin dot", u shpreh Valteri.

Renis Muça ishte në koma prej disa muajsh por nuk ka mundur të japë shenja jete, teksa sot ka ndërruar jetë. Kjo ngjarje e rëndë ka thyer të gjitha ndasitë mes tifozëve, pasi vogëlushi Muça ishte tifoz i Partizanit.