Valteri për Report Tv: Nuk është fundi i botës, ja pse e shkarkuam Rudina Hajdarin

15 Maj 2020, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2020-05-15 16:30:08

TIRANE-Halit Valteri, anëtar i grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë në një prononcim për Report Tv ka sqaruar arsyet e vendimit për shkarkimin e Rudina Hajdarit si kryere dhe emërimin e Myslim Murrizit.

"Murrizi të drejtojë grupin dhe pse jo lëvizjen. Nuk është fundi i botës, as tragjedi që të ndryshojë kryesimi i grupit demokrat. nga 9 veta, 6 vendosën pro Murrizit. Nuk ka as furça as maskarallëk. Hajdari është shumë e ngarkuar me reformën zgjedhore dhe këshillin e integrimit, do të vijojë që të ndjekje këto.Propozuesi isha unë, por ka qenë edhe zoti Jakimi. Nuk është hera e parë që Rudina Hajdari nuk zbaton vendimet e grupit Demokrat. Eksperienca e zotit Murrizi në politikë është që mund të shërbejë më mirë forcimit të grupit, shtimit të grupit dhe bërjes opozitë normale, jo fiktive" tha Halit Valteri.