Valutat po dominojnë në ekonominë shqiptare/ BSH: Nevojiten ndërhyrje shtesë për të ulur përdorimin e monedhave të huaja

22 Shkurt, 17:55 | Përditesimi: 22 Shkurt, 17:55

Banka e Shqipërisë vlerëson se duhet të merren masa të tjera shtesë për të kufizuar përdorimin masiv të valutave në tregun shqiptar e sidomos të euros. Në një raport të fundit të bankës thuhet se më shumë se gjysma e kursimeve të shqiptarëve janë në valutë, dhe gati 44% e kredive po ashtu janë marrë në monedhë të huaj.

E.H/Shqiptarja.com