Vangjush Dako lirohet nga burgu i Durrësit! Report Tv sjell pamjet! Kaluan afatet e paraburgimit

27 Shkurt, 19:46

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Gjyqtarja Flojera Davidhi ndryshoi masën e sigurisë, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit për Dakon.