Vapë përvëluese, 7 mijë familje në Kukës përballen me mungesë uji! Banorët: Vjen vetëm 3 orë në ditë, situatë e papërballueshme

13 Gusht, 22:24

Në këto ditë të nxehta gushti, Kukësi po përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Qytetarët ankohen se nuk përballojnë dot as nevojat e përditshme, pasi në uji që vjen në çezma vjen vetëm 3 orë në ditë. Ndërsa drejtoria e ujësjellësit e justifikon mungesën e ujit me rënien e prurjeve ne burimet kryesore dhe disa problematika ne rrjet.