Vatër zjarri në gadishullin e Kraburunit, dyshohet se u vë qëllimisht nga barinjtë

6 Qershor 2021, 21:24 | Përditesimi: 6 Qershor 2021, 21:24

VLORË- Mbrëmjen e sotme është kontatuar një vatër zjarri në gadishullin e Karaburunit. Dyshohet se zjarri ëshët vënë qëllimisht nga barinjtë e zonës aty pranë. Nga zjarri po digje bimësia aty pranë, por nuk rrezikohen banesat e zonës. Report Tv sjell pamje nga ku dallohet zatra e zjarrit në anën tjetër të detit. Ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë nga toka për shkak të terrenit të vështirë.