Vigjilja e Pashkës, Hasani pritet nga Papa Françesku

26 Mars, 15:00 | Përditesimi i fundit: 2024-03-26 15:02:02

Në vigjilje të Javës së Shenjtë të Pashkëve Katolike, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Vatikan ku u prit nga vetë Papa Françesku, një takim të pazakontë të tij me një Ministër të Jashtëm. Në takimin e përzemërt, ku shoqërohej edhe nga Ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, zonja Majlinda Frangaj, Ministri Hasani e falenderoi Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë të tij për shqiptarët.