Vau i Dejës kërkon të marrë turizmin në ‘Lumin e Shalës’, Kryebashkiaku: Plehrat i pastrojmë ne, ndërsa taksat i vjel Shkodra!

30 Maj, 15:43

Një sërë problematikash u evidentuan në mbledhjen e task-forces për turizmin drejtuar nga Prefektja e Shkodrës, Angoni. Si fillim kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Shkreli kërkoi të marrë nën administrimin zonën ku zhvillohen bizneset në Lumin e Shalës, duke theksuar se bizneset paguajnë taksat në Shkodër por pastrimin e bën Vau i Dejës.