Vazhdon rritja e çmimeve, inflacioni në të njëjtat shifra si në qershor! Vaji u rrit me 30%, buka me 20% krahasuar me një vit më parë

8 Gusht 2022, 15:22

Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët paguajnë 20% më shumë për transportin, dhe 13,2% më shumë për të blerë ushqimet bazë, sipas INSTAT. Gjatë muajit korrik inflacioni ka shënuar rritje në raport me të njëjtin muaj një vit më parë, duke shkuar 7,5% nga 2,2% që ka qenë në korrik 2021.