Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, shoqja dëshmon sërish dhe nuk ndryshon versionin e ngjarjes: Shoferi i kazinosë e shantazhoi për lidhjen

27 Shkurt 2023, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2023-02-27 16:27:09

Pas shoqërimit të shoferit të kazinosë Rodi Barçi, policia, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës shoqëroi për të marrë në pyetje edhe shoqen e Joyt, Emili Mutua, si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. E reja, sipas burimeve, i ka qëndruar të njëjtit version që ka deklaruar edhe më herët në lidhje me dyshimet e saj.