Vdekja e 3 familjarëve në Lalz nga kërpudhat, biologu Trebicka: Helmueset dallohen nga pamja, disa e japin efektin pas disa ditësh, shkatërrojnë organet e të çojnë drejt vdekjes

9 Maj 2021, 16:32

Kërpudhat e pangrënshme dhe helmuese sipas biologut Artan Trebicka mund të kenë shkaktuar vdekjen e 3 anëtarëve të familjes nga Gjilani, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti, për shkak se ata nuk kanë qenë njohës të mirë të tyre.

Në një intervistë për Report TV me gazetaren Brunilda Kazani, biologu Trebicka tha se kërpudhat mund të dallohen nga pamja nëse janë të ngrënshme ose jo, por për ti kuptuar duhet të jesh një njohës i mirë i tyre. Në një shportë me kërpudha sikur njëra prej tyre të jetë helmuese, sipas biologut, mund të vdesë e gjithë familja. Rrezikshmëria thotë Trebicka, varet nga lloji i kërpudhës pasi ka dhe nga ato që shkaktojnë dhimbje vdekjeprurëse.