Vdekja e 4 rusëve në Shqipëri në nivelet më të larta të shtetit, Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë kërkon informacion! Misteret e familjes së pasur, trupat do tërhiqen nga i biri

19 Tetor 2021, 12:50 | Përditesimi i fundit: 2021-10-19 15:42:04

Familja ruse që u gjet e vdekur në pishinën e një hotelit luksoz në Qerret, kishte pasion udhëtimet dhe kjo shihet edhe nga fotot e vendeve që ato kishin vizituar. Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe vajzën e tyre Ekatrina, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, ishin ndër familjet e pasura ruse. Report Tv sjell fotot nga udhëtimet e familjes Burenkov.

Vajza Ekatrina ishte menaxhere pronash, ndërsa i biri Aleksandër, i vetmi i mbetur i gjallë nga familja, i cili jeton në Moskë, është përfaqësues i një kompanie medicinale. Në një postim në rrjetet sociale pak kohë i biri Aleksandër, kishte publikuar edhe krijimin e një aplikacioni për kompaninë mediciale me të cilën punonte. Trupat e familjes do të tërhiqen në morgun e Tiranës, nga i biri Alexandër.