Vdekja e kamerierit te Club 'Orange', montuesi i ashensorit: E montova para 4 vitesh, që prej asaj kohe s'më është kërkuar ta kontrolloj

27 Gusht 2023, 16:59

Ashensori artizanal ku vdiq kamerieri 17 vjeçar në Sarandë të shtunën, ishte montuar nga një saldator katër vjet më parë. Lulzim Allkushi, i arrestuar pas ngjarjes për shkelje të rregullave në punë ka thënë se për pajisjen nuk ishte kryer asnjë kontroll pasi nuk i ishte kërkuar nga pronari i lokalit