Vdekja e punëtorit, gjykata e Lezhës cakton masat për Kovaçin dhe Frrokun

15 Maj, 12:56

 

Gjykata e Lezhës ka liruar nga paraburgimi pronarin e kompanisë së ndërtimit, Martin Kovaçi, 4 ditë pas vdekjes së punëtorit të tij në kantierin e një pallati në Shëngjin. Kovaçi dhe vartësi i tij, Eduard Frroku akuzohen për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe do te qendrojne ne arrest shtepie. Në Shëngjin gjetën vdekjen dy punëtorë javën e shkuar në kantiere të ndryshme.