Vdekja e xhelatit Aranit Çela zgjon nostalgjikët! Prokurori i komunizmit që firmosi qindra dënime me vdekje, por s'kërkoi kurrë falje

22 Tetor 2021, 20:17

Vdekja e prokurorit famëkeq të komunizmit Aranit Çela zgjoi në rrjetet sociale nostalgjikët e regjimit hoxhist, një ofendim i pafalshëm për viktimat e vrarë me firmën e tij. Jo pak por 650 procese politike, shumica dënime me vdekje mbajnë vulën e Çelës i cili nuk kërkoi kurrë falje për krime, por jetoi i patrazuar në mes të Tiranës.