Vdekja nga helmimi i tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, kreu i qendrës shëndetësore Manëz për Report Tv: Janë ndjekur të gjitha protokollet

9 Maj 2021, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2021-05-09 11:30:48

Kreu i qendrës shëndetësore të Manzës. Anesti Kamberi në një prononcim për Report Tv tha shkurt se janë ndjekur të gjitha protokollet dhe nuk ka pasur asnjë neglizhim nga mjekët për rastin tragjik të 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.

"Janë ndjekur të gjitha protokollet, dhe nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga mjekët" tha shkurt mjeku për gazetarin Arsen Rusta.

3 anëtarët e familjes Haliti Elfete, Afrim dhe Ferzinaze dyshohet se humbën jetën pas helmimit nga kërpudhat në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit, ndërsa po ndiqen penalisht në gjendje të lirë edhe dy mjekët e qendrës shëndetësore të Manzës për Shyqyr Beqajn 54 vjeç  dhe Jonuz Karajn, 60 vjeçar, për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm".