Vdes në aksident shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë! Automjeti me targa diplomatike u përmbys në rrugë, afër TEG-ut

12 Maj 2023, 07:13 | Përditesimi i fundit: 2023-05-12 15:25:43

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnatës të së enjtes pranë TEG-ut.  Një automjet me targë CD, tip 'Hyundai Tucson' që i përket një trupe diplomatike të akredituar në Tiranë dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka humbur kontrollin.

Shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në automjet po udhëtonin 2 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Shoqëruesi i ambasadorit rus nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për spital.