Vdes në burgun e Rrogozhinës , 37 vjeçari i dënuar për vjedhje! Dyshohet arrest kardiak

13 Gusht 2023, 12:48

Një 37 vjeçar i dënuar për vjedhje ka ndërruar jetë në ambientet e burgut të Rrogozhinës ku po vuante dënimin prej 13 janarit 2023.

Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari Mariglen Alterziu është futur në tualet  dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme. Menjëherë është thirrur stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë, informon policia Drejtoria e Burgjeve