Vdiq në punë, babai i Edisonit për Report Tv: Iku në Itali para 30 vitesh me gomone, do vinte për 80 vjetorin tim! E ëma: Sa mora vesh vdekjen, zura krevatin

19 Mars, 20:15

Një muaj pasi djali u vdiq gjatë një aksidenti në punë, prindërit e Edison Malajt nga fshati Hoshtimë i Vlorës, ndihen të shkatërruar. Ata rikthehen pas në kohë kur i biri kishte ikur me gomone drejt Italisë, ndërsa thonë se punonte 16 orë në ditë për të mbajtur familjen.