Vdiq në shtratin martesor, del përgjigja e autopsisë për Rezarta Hajdarin: U helmua nga monoksidi i karbonit

27 Janar 2020, 12:01 | Përditesimi i fundit: 2020-01-27 14:03:35

ELBASAN- Del përgjigja e autopsisë së Rezarta Hajdarit e cila u heluma 5 ditë pas dasmës, e si pasojë humbi jetën. Mësohet se në përgjigjen e autopsisë thuhet se Rezarta Hajdari dhe Olsi Hajdari janë helmuar nga monoksidi i karbonit i cili është përhapur si pasojë e prushit që mbanin ne dhomën e gjumit. Përgjiigja e autopsisë së Rezarta Hajdarit ka dalë të premten dhe nëpërmjet postës po dërgohet pranë prokurorisë së Elbasanit. Burime zyrtare nga organi i akuzës pohojnë se kemi të bejme me helmim nga monoksidi i karbonit.

Ngjarje u raportua fillimisht si një vetëvrasje, por më shumë një muaj e gjysmë nga ngjarja autopsia ka rrëzuar këtë pistë. Çfiti nga Xhyra e Librazhdit ishin martuar 5 ditë para ngjarjes së rëndë që i mori jetën Rezarta Hajdari. Ata u gjetën në dhomë nga mamaja e Olsit e cila jetonte me çiftin. Ky i fundit u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën dhe pas trajtimit mjekësor kaloi edhe rrezikun për jetën.Versioni për helmimin nga mangalli për ngrohje nuk u besua nga familjarët e Rezartës të cilët deklaruan se do t'i shkonin deri në fund të vërtetës duke mos pranuar në ceremoninë e varrimit Olsi Hajdarin dhe familjarët e tij.