U martuan të dielën/ Dyshohet se i helmuan! Fotoksina i merr jetën vajzës, burri në gjendje të rëndë! Prindërit: Nuk kishin konflikte (FOTO)

LIBRAZHD- Ishin martuar këtë të diel por dashuria e tyre ka zgjatur vetëm 5 ditë. Olsjan Hajdari dhe Rezarta Hajdari nga 27 dhe 19 vjeç nga fshati Xhyrë i Librazhdit dyshohet se janë helmuar me fostoksinë e për pasojë ka ndërruar jetë 19-vjeçarja. Në fillim u dyshua se çifti është vetëhelmuar nga rrethana ende të paqarta, por një nga pistat që po heton polica është edhe ajo e një helmimi të mundshëm nga ndonjë person tjerët. Për këtë arsye policia po merr në pyetje familjarë, të afërm e persona të tjerë që kanë lidhje me çiftin.

Ndërkohë 27-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë për jetën. Çifti ishte martuar këtë të dielë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë këtë tragjedi. Ata janë gjetur të shtrirë në dhomën e gjumit nga nëna e djalit. Prindërit e çiftit janë shprehur para policisë se dy të rinjtë nuk kishin asnjë konflikt të mundshëm mes tyre, apo me persona të tretë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Elbasanit. "Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia e Elbasanit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Detajet/ Vajza ndërroi jetë, burri në gjendje të rëndë, dyshohet se çifti në Librazhd u helmua nga persona të tjerë

1576230780_15762293521.jpg
Detaje të reja kanë dalë nga helmimi i çiftit të dy të rinjve në Librazhd. Burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat ku po hetohet është edhe ajo e një helmimi të mundshëm që persona të tjerë mund t'i kenë bërë çiftit të sapomartuar.

Ndërkohë policia po merr në pyetje persona të ndryshëm, familjarë e të afërm të çiftit për të nxjerrë detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë.Policia ka ngritur dyshime të tjera edhe pas ekspertizë mjekësore, pasi dy të rinjve u vinte aroma e fostoksinës. Megjithatë në ambientin ku ata u gjendën nuk ka patur asnjë ambalazh të kësaj lënde helmuese.

Sipas shpjegimit të mjekut reanimator dhe toksikologut sasi e fostoksinës në trupin e burrit dhe të vajzës e cila ndërroi jetë, është e madhe. Fostoksina mendohet të jetë futur në ushqim ose në pije, dhe duhen disa orë nga konsumimi që era e fostoksinës të dale si aromë pasi është tretur në organizëm, lëng, apo ushqimin në të cilën është tretur. Konkretisht në morgun e spitalit aroma e fortë e fostoksinës i ka ardhur vajzës, ndërsa në momentin e parë mjekët ishin të paqartë se si ishin helmuar.

Ndërkohë mjekët shpjegojnë se kur fostoksina pihet pa shoqërues era e saj nuhatet menjëherë kur ajo përdoret me diçka tjetër si pije apo ushqim era e saj del pas disa orësh, kjo është indicija që shtyn policinë të hetojë në këtë drejtim pasi nga të gjitha dëshmitë, çifti nuk kishte pasur asnjë konflikt me njëri tjetrin. Familjaret kanë deklaruar në Polici se nuk ka pasur kurrë gjatë këtyre 5 ditëve që nusja ishte bërë pjesë e familjes se tyre debate apo grindje.

Ora 14:18
Në shtëpinë e çiftit që u vetëhelmua ditën e sotme ende nuk ishin hequr dekoret e dasmës... (FOTO)

Në banesën e çiftit që u vetëhelmua mëngjesin e sotëm ende nuk janë hequr dekoret e dasmës, ndërkohë që dhomën e tyre të gjumit janë sistemuar rrobat që ajo kishte sjellë në pajë një javë më parë. Rezarta Hajdari 19-vjeç ka ndërruar jetë menjëherë ndërkohë që, Olsjan Hajdari 27-vjeç vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Ora 14:16
Vëllai i 19-vjeçares që u vetëhelmua shpërthen në lot jashtë dyerve të spitalit: Kush ta bëri këtë të keqen lali, një javë që u martove (VIDEO)

Pas vetëflijimit të dy të rinjve që ishin martuar të dielën e 8 Dhjetorit, Rezarta dhe Olsjan Hajdari, familjarët e tyre kanë mbërritur në spitalin e Elbasanit. Vëllai i 19-vjeçares Rezarta Hajdari ka shpërthyer në lot, dhe përmes ulërimave ka kërkuar të dijë se çfarë ka ndodhur me të motrën.

"Kush ta bëri këtë të keqen lali, një javë që u martove Ku e le lalin ti të keqen lali", dëgjohet të thotë ai.

1576242091_velleimotra.jpg

Ora 12:12
RELACIONI mjekësor/ Si është gjendja e 26-vjeçarit që u vetëhelmua me bashkëshorten 5 ditë pas dasmës

1576235309_olsi.jpg

Report Tv ka siguruar relacionin mjekësor nga Spitali i Elbasanit, mbi Olsjan Hajdarin, 26 vjeçarin që u vetëhelmua ditën e sotme, bashkë me bashkëshorten me të cilën ishte martuar 5 ditë më parë. Ai po trajtohet dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët e këtij spitali.

"Pacienti O.H.  i moshës 26-vjeç banues në Rrethin e Librazhdit sillet në spitalin Rajonal Elbasan me diagonzën 'Suspekt intoksikacioni nga ??? Aktualisht pacienti paraqitet me parametra jetësor në normë. Vazhdon trajtimi dhe observimi në vazhdimësi", shkuhet në relacion.

Ora 11:31
Flasin prindërit e çiftit që u vetëhelmua me fotoksinë: U shokuam, nuk kishin asnjë konflikt

1576231802_spitalielbasanit.jpg

Prindërit e çiftit të martuar këtë të dielë, të cilët u vetëhelmuan me fotoksinë ditën e sotme janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë. Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë. Prindërit janë shpehur se nuk kishin dëgjuar që çifti të kishte ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre apo edhe me persona të tjerë.

Ora 10:54
Dalin FOTOT, ky është çifti nga Librazhdi që u vetëhelmua 5 ditë pas dasmës

Dalin fotot nga dasma e çiftit që u vetëhelmuan nga Librazhdi. Olsjan dhe Rezarta Hajdari në rrjetet e tyre sociale kanë ndarë disa momente nga dasma e zhvilluar këtë të dielë, por edhe nga lidhja e tyre e dashurisë. Nga fotot çifti duket mjaft i dashuruar ndërkohë që vijon të mbetet mister shkaku i këtij vendimi tragjik që i mori jetën 19-vjeçares.

Ora 10:49
Çifti i vetëhelmuar në Librazhd, REAGON policia

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Librazhd ku u vetëhelmuan Olsjan dhe Rezarta Hajdari, çifti i cili u martua këtë të dielë ka reaguar edhe Policia e Librazhdit. Policia njofton se çifti është vetëhelmuar, por ende nuk janë zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

"Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia e Elbasanit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliko: 14/12/2019 05:35

    Nqoft se ka kunata ne shpi e ke te sigurt se ato ja kan bo gjamen.

    Përgjigju
  • tom: 13/12/2019 20:10

    sh e thjeshte ta them une o Arber. Shokuka qene emigrant ka ardh nshpi ka bo dasmen sh bukur . Pastaj ka marre vesh dicka qe I ka thene nusja . S ka pas c me bo o I ka dhone drerjtim me helm miu. Kjo gjithmone ngelet hipoteze qeri sa te provohet.

    Përgjigju
  • Arbëri: 13/12/2019 14:37

    Si është e mundur “vetflijim” këtu ka diq që nuk përputhet , organet duhet patjetër të zbulojn të vërteten. Ngushllime familjës...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë