Vdiq nga zemra, nëna e 12-vjecarit Leo Sadiku me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë

25 Janar, 15:25

Nëna e 12-vjecarit që vdiq tre javë më parë nga miokarditi akut, një sëmundje e rëndë e zemrës, akuzon mjekët në Korçë dhe QSUT se kanë neglizhuar trajtimin e të birit. Ajo kërkon drejtësi, duke i bërë thirrje prokurorisë të hetojnë gjithë procedurat e kryera nga bluzat e bardha.