Veliaj dhuron 100 biçikleta për 100 nxënësit ekselentë të Tiranës: Jeni krenaria e qytetit; Shembull për të ardhmen e kryeqytetit

9 Nëntor 2021, 21:05 | Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 21:05

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me 100 nxënës ekselentë të shkollave publike të Tiranës, të cilëve u dhuroi nga një biçikletë të re. Veliaj tha se fotot e 100 ekselentëve do të vendosen nëpër Tiranë në mënyrë që të tregohet se cilët janë më të mirët. 

'Ju jeni skuadra fituese e “Tiranës Kryeqytet Europian të Rinisë”. Ju jeni krenaria jonë, jeni kurora me xhevahiret më të çmuara të qytetit. Fotot tuaja do të vendosen në billbordet dhe citylight-et e qytetit. Të vëmë në qendër atë që është produkti ynë numër një, çunat dhe gocat me 10-ta në qytetin e Tiranës', u shpreh Veliaj. 

KT/Shqiptarja.com