Veliaj i bashkohet trendi të TikTok, nxjerr videon brenda zyrës një orë përpara arrestimit: Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial...

11 Qershor, 18:59 | Përditesimi: 11 Qershor, 18:59

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është bashkuar trendit të videove në TikTok. Një video e tij po qarkullon në rrjet për trendin “He (she) doesn’t know it yet, but… “ (Ai/ajo nuk e di ende, por..."

Veliaj ka zbuluar një video nga një takim që ai ka zhvilluar në zyrë, një orë para arrestimit, më 10 shkurt. Në video shkruhet se “ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq”

"Ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq... vetëm kaos... me kamera që regjistrojnë... Media që e përpin. Edhe arrestimi i tij tingëllon si një film ikonik. Energjia e personazhit kryesor e çliruar plotësisht”, shkruhet në video.

r.k./Shqiptarja.com