Veliaj inspekton punimet në pistën Olimpike të atletikës te Parku i Liqenit: Stoli për Shqipërinë, pista më e veçantë në Ballkan

3 Mars 2022, 22:09

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e pistës Olimpike të atletikës, e cila do të jetë 400 metra e gjatë dhe do u shërbejë profesionistëve të atletikës në nivel kombëtar. Kryebashkiaku tha se pista e re do të jetë më e veçanta në Ballkan.