Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi': Do jetë shkolla më e re dhe më e mirë në vend, mirëpret 850 nxënës në shtator

26 Qershor, 12:35 | Përditesimi i fundit: 2024-06-26 15:20:53

Shkolla e vjetër 9-vjeçare “Avni Rustemi” po rikonstruktohet nga e para, me cilësi dhe kushte më të mira për nxënësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punimeve dhe tha se shkolla e re do të jetë një nga shkollat më të mira në Shqipëri.