Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dha sot dy lajme të rëndësishëm për fëmijët e kryeqytetit dhe ata me nevoja të veçanta.
Duke nisur nga muaji Shtator i vitit të ardhshëm, të gjithë nxënësit e Tiranës do të përfitojnë ushqim falas në shkollat publike. Ky vendim synon të sigurojë një fillim të barabartë për të gjithë fëmijët, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjeve të tyre apo situatës familjare.
"Vendimi që kemi marrë është që, duke filluar nga Shtatori i vitit tjetër, në të gjitha shkollat e Bashkisë së Tiranës do të ofrojmë ushqim falas për fëmijët dhe nxënësit. Sepse besojmë fort që pavarësisht nëse prindërit i kemi me ndihmë ekonomike ose në gjendje të mirë ekonomike, pavarësisht nëse i ke të dy prindërit, apo nëse prej një fatkeqësie të mungon një nga prindërit, të gjithë duhet ta kenë fillimin e barabartë. Ne duam që fillimi, për të gjithë ata që vijnë në shkollat tona për të marrë vitaminat dhe vlerat ushqimore, të jetë njësoj", tha Veliaj.