Veliaj: Ka vetën dy emra që i kanë marrë Shqipërisë gjithçka dhe duan të na kthejnë prapa: Berisha dhe Meta

23 Prill 2023, 21:06

Në vijim të turit të tij të takimeve, Kryetari Veliaj u ndal në Njësinë Administrative nr.5, nga ku u kërkoi qytetarëve që të fiksojnë emrat e Sali Berishës dhe Ilir Metës  si njerëzit që i kanë marrë gjithçka Shqipërisë dhe kanë vetëm një synim: Të kthejnë vendin mbrapa!

“Kemi disa kundërshtarë që duan të shkojnë mbrapa. Këta kanë emër dhe mbiemër, nuk janë njerëz abstraktë. Quhen Sali Berisha dhe Ilir Meta. Fiksojini mirë këto dy emra. Dy emra që i kanë marrë Shqipërisë gjithçka. Dy emra që Shqipëria, i bëri president. Dy emra që Shqipëria i bëri kryeministra. Dy emra që Shqipëria i mbajtur 33 vjet kalapiç dhe kalaqafë, duke i dhënë rroga si deputet. Dy emra që i kanë marrë gjithçka Shqipërisë dhe vetëm i kanë bërë keq. Ju kujtohet se thanë në 97-ën, u trajtuan ato problemet tona të gjimnazistëve, por në 97-ën u veshën mijëra gra me të zeza. Vriste shqiptari - shqiptarin për sport. Ikën gjithë kursimet e shqiptarëve”, tha Veliaj.