Veliaj kërkon gjyq live, GJKKO e rrëzon: S'pranojnë të pandehurit e tjerë! Dumani: Nuk mund të ekspozohen dëshmitarët! Rrëzohet kërkesa për të marrë fashikujt në mënyrë dixhitale

27 Prill, 21:25 | Përditesimi: 27 Prill, 21:25

Ndahet dosja Veliaj, për 11 pandehur GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar. Vetë Erion Veliaj nuk ishte në seancë, ndërsa gjyqtarja i rrëzoi edhe kërkesën që të mos qëndrojë në kafaz gjatë seancave. Debate mes avokatit Ndreca dhe prokurorëve Dumani e Dado. Akuza thotë se Veliaj po përpiqet të zvarrisë procesin me kërkesa artificiale.

    I.M/Shqiptarja.com