Veliaj kundër 'Territoriales', letër Kuvendit: Mos e votoni, s’është konsultuar! Për bashkimin e Rinasit me Bashkinë e Tiranës të bëhet vlerësim i plotë (DOKUMENTI)

1 Tetor, 19:11 | Përditesimi: 1 Tetor, 19:11

Përmes një letre prej 8 faqesh, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i kërkon maxhorancës të mos e votojë hartën e re territoriale, pa një konsultim real dhe pa qartësuar efektet që do të ketë ndarja e re. Ai thotë se shumica socialiste duhet krijonte kushtet që ai të dëgjohej ndërsa për ndryshimin e kufijve të Tiranës, kërkon së pari një analizë territoriale, administrative dhe financiare.

E.H/Shqiptarja.com