Veliaj kundërshtoi arrestin, Kushtetuesja mbyll shqyrtimin gjyqësor! Vendimmarrja jepet seancën e radhës

20 Maj, 13:28 | Përditesimi: 20 Maj, 13:28

Kushtetuesja shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt për shpalljen antikushtetuese të masës “arrest në burg”. Veliaj pretendon se i janë shkelur liria individuale dhe standardet e një gjykimi të drejtë, ndërsa SPAK këmbëngul se masa është e ligjshme dhe se pozicioni i tij mund të ndikojë te dëshmitarët. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e palëve. 

I.M/Shqiptarja.com