Veliaj letër Këshillit Bashkiak të Tiranës: Miratimi i buxhetit 2026 pa konsultim me mua nuk mbart legjitimitet, devijim nga standardet e qeverisjes vendore

15 Dhjetor, 18:21 | Përditesimi: 15 Dhjetor, 18:21

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i kërkon Këshillit Bashkiak të mos miratojë buxhetin e vitit 2026 pa u konsultuar me të. Në një letër drejtuar anëtarëve, Veliaj thotë se projekt/buxheti duhet të reflektojë prioritetet politike për të cilat qytetarët e kanë votuar, dhe se miratimi pa marrë mendimin e tij, nga struktura të deleguara përkohësisht, do të pasqyronte faktin se kryetari i bashkisë po pengohet të ushtrojë mandatin.

    I.M/Shqiptarja.com