Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim te Parku i Liqenit, së bashku me kampionin e atletikës Izmir Smajljaj, futbollistin e mirënjohur Gjergj Muzaka, dhe me të rinj e të reja pak përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio.
Smajljaj ka rrëfyer se për rrugën e tij drejt suksesit është frymëzuar por dhe mbështetur shumë nga familja e tij të cilës i dedikon edhe titullin kampion europe në vitin 2017.















