Veliaj në Lagjen 13: Investimi në Kopshtin Zoologjik i ka rritur vlerën pronës! Mandatin tjetër investojmë te Kopshti Botanik

1 Maj 2023, 12:20

Lagjja 13, një lagje e re e krijuar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ishte ndalesa e radhës e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë takimit me banorët e zonës së zhvilluar dhe transformuar vitet e fundit, Veliaj tha se deri pak kohë më parë qytetarët i merrnin shërbimet në Farkë, ndërsa sot çdo shërbim jepet në Njësinë Administrative.